Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu hyn në garë për De Ligtin

Bayern Munichu ka hyrë në garë për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

“Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se është trajneri Julien Nagelsmann ai që i ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit holandez.

“Bavarezët” kanë nisur negociatat me Juventusin, që po kërkon rreth 70 milionë euro për lojtarin.

De Ligt është i gatshëm të transferohet te kampioni gjerman gjatë kësaj vere.

Në garë për holandezin është edhe skuadra angleze, Chelsea.

Artikuj të ngjashëm