Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni hyn në garë për De Ligtin

Bayern Munichu është në kërkim të një mbrojtësi. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit kanë identifikuar zëvendësuesin e Niklas Sules që do të largohet.

Kampioni i Bundesliga do të synojë transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.

Holandezi mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në rast të ndonjë oferte të majme.

Juventusi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 60 milionë euro për De Ligtin.

Për shërbimet e holandezit interesim ka shprehur edhe Barcelona dhe Chelsea.

Artikuj të ngjashëm