Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kryeson garën për De Ligtin

Chelsea po e udhëheq garën për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, raporton të enjten “Corriere dello Sport”.

Reprezentuesi i Holandës kërkohet po ashtu edhe nga Barcelona dhe Real Madridi, por gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi karrierën ta vazhdojë në Premier League të Anglisë.

22-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Ai në sezonin 2021/2022 luajti 42 ndeshje për Juventusin, ndërsa shënoi tre gola dhe kontribuoi me një asistim.

Artikuj të ngjashëm