Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon 120 milionë euro për De Ligtin

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi. Mbrojtësi holandez nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra italiane.

Edhe menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ka bërë të ditur se De Ligt mund të transferohet në ndonjë skuadër tjetër.

Por mediat italiane kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit të Juventusit po kërkojnë të paktën 120 milionë euro për ta lënë të lirë holandezin.

Interesim për De Ligtin ka shprehur Chelsea dhe Barcelona.

22-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.