Chelsea dhe Barcelona janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt, raporton “Calciomercato”. Holandezi 22-vjeçar me klubin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2024.
Te Juventusi kanë planifikuar shitjen e tij gjatë verës, nëse bisedimet me menaxherin e tij, Mino Raiola për vazhdim të kontratës nuk shkojnë mirë.
Barcelona po planifikon të paraqesë një ofertë prej 75 milionë euro. Edhe Chelsea e drejtuar nga Thomas Tuchel kërkon të përforcohet në qendër të mbrojtjes.