Barcelona nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt.
Barça po planifikon që ta transferojë holandezin në verën e vitit 2022.
Menaxheri i De Ligtit, Mino Raiola ka paralajmëruar se klienti i tij është i gatshëm të bëjë një hap tjetër në karrierë, duke lënë të kuptohet se në fund të sezonit mund të largohet nga Juventusi
“Sport” shkruan se Barcelona duhet të pres deri në verë pasi në janar marrëveshja është e pamundur për shkak se 22-vjeçari ka klauzolë prej 120 milionë eurosh.
Në verën e vitit të ardhshëm, lojtari do të kushton më pak se sa klauzola e tij aktuale.
Edhe Juventusi është i gatshëm ta shesë De Ligtin, pasi do të siguronte fonde për transferimin e një qendërsulmuesi.
Sipas faqes së specializuar për transferime “transfermarkt”, holandezi vlen 70 milionë euro.
Kontrata me klubin italian i skadon në vitin 2024.