Matthijs de Ligt do të largohet nga Juventusi. Mbrojtësi holandez nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te klubi italian.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, është duke kërkuar skuadër për De Ligtin.
Juventusi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 70 milionë euro.
Për mbrojtësin 22-vjeçar interesim kanë shprehur Chelsea, Manchester City dhe Barcelona.
Artikuj të ngjashëm