Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City futet në garë për lojtarin e Juventusit

Manchester City është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez janë duke e monitoruar situatën e holandezit Matthijs de Ligt te Juventusi.

Mbrojtësi holandez është përfolur se mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te klubi. E këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë City për ta bindur De Ligitin të transferohet në Premier League.

22-vjeçari këtë sezon ka luajtur në tetë ndeshje në Serie A, duke shënuar një gol Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.