Qendërmbrojtësi holandez Matthijs De Ligt pritet të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni për t’u transferuar në Premier League.
Bëhet e ditur se agjenti i De Ligtit, Mino Raiola tashmë ka nisur negociatat me Chelsean dhe Manchester Cityn, skuadra që kanë shprehur interesim për klientin e tij.
Dy ekipet angleze, janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim mbi 100 milionë euro për De Ligtin, i cili iu bashkua Juventusit para dy vjetësh nga Ajaxi. 22-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh.
Ai këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat.