Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi monitoron Chiellinin

Real Madridi po synon të përforcohet në fazën e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas largimit të Sergio Ramositm klubi spanjoll po synon të sjellë në Madrid një qendërmbrojtës.

Mediat italiane kanë raportuar se Real Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi italian është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe mund të transferohet si futbollist i lirë në Madrid.

Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se e dëshiron me çdo kusht Chiellinin.

Edhe Sport Reali pas Pellegrinit

36-vjeçari është në bisedime me Juventusin, por nuk e ka vazhduar ende kontratën.

Chiellini ishte një ndër lojtarët kryesorë në triumfin e Italisë në Kampionatin Evropian.