Drejtuesit e Real Madridit janë gati t’i ofrojnë kontratë të re trajnerit Carlo Ancelotti. “Marca” ka bërë të ditur të premten, se në fillim të vitit të ardhshëm Reali edhe zyrtarisht do t’i fillojë bisedimet me trajnerin italian, të cilit kontrata i skadon në fund të edicionit.
Reali ka bërë gati kontratën për ta mbajtur Ancelottin deri në vitin 2026, por mbetet të shihet nëse italiani do të bindet nga oferta. Së fundmi është raportuar se Ancelotti prej verës së ardhshme do të jetë në krye të Brazilit, por ai asnjëherë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Te Reali janë të kënaqur me Ancelottin dhe për këtë arsye po duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me të. Ai prej vitit 2021 është rikthyer te klubi spanjoll, më të cilin e fitoi titullin e kampionit edicionin e shkuar.