Carlo Ancelotti ka shuar të gjitha dyshimet sa i përket të ardhmes së tij, përcjell “Marca” të hënën.
Trajneri italian, i cili është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Brazilit, ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi. Ancelotti ka insistuar se e ka ndërmend ta respektojë kontratën e tij deri në fund me skuadrën spanjolle.
63-vjeçari ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024.
“Nuk e di se çfarë sjell e ardhmja, por unë jam shumë i lumtur te Reali. Këtë sezon kemi shumë synime për t’i arritur. Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe nëse klubi nuk më largon, unë do ta respektoj kontratën deri në fund”, ka insistuar Ancelotti. Ancelotti vitin e shkuar u rikthye te Reali për herën e dytë në karrierë dhe arriti ta fitojë titullin e kampionit të Spanjës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.