Pak ditë pasi e vazhdoi kontratën deri në vitin 2026 me Real Madridin, trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se dëshiron që të pensionohet te skuadra madrilene. Megjithatë, Ancelotti ka thënë se nuk e sheh veten të largohet përfundimisht nga futbolli deri në vitin 2028 dhe për këtë arsye synimi i tij është të mbetet në Madrid edhe për katër vjetët e ardhshëm.
Ai ka thënë se tashmë ka njoftuar zyrtarët e klubit dhe gjasat janë të mëdha që sërish ta rinovojë kontratën edhe për dy vjet të tjera.
“Shpresoj të qëndroj këtu deri më 2028 kur edhe synoj të largohem tërësisht nga futbolli. Unë e dua Madridin dhe dua të jem trajneri i këtij klubi”, është shprehur Ancelotti për të përditshmen spanjolle “Marca”.
Ancelotti e ka fituar dy herë Championsin me Real Madridin, pasi kjo është aventura e tij e dytë në krye të klubit të madh spanjoll.