Trajneri Carlo Ancelotti nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi pa e respektuar deri në fund kontratën e tij me ekipin spanjoll.
Qëndrimin te Reali deri në verën e vitit 2024, Ancelotti e ka konfirmuar të martën në një konferencë për shtyp.
Ai ka thënë se është i lumtur te skuadra madrilene dhe për këtë arsye nuk e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Sezonin e shkuar, nën drejtimin e Ancelottit, Real Madridi e fitoi titullin e kampionit të Spanjës dhe triumfoi në Ligën e Kampionëve.
“Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të mbetem te Reali. Pastaj, sërish Reali dhe më pas do të shohim”, ka thënë Ancelotti, i cili vitin e shkuar u kthye për herën e dytë në krye të ekipit.