Italiani Carlo Ancelotti do të jetë trajner i skuadrës së Real Madridit edhe për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar “Marca”, të mërkurën. Bëhet e ditur se Ancelotti ka vendosur ta respektojë deri në fund kontratën e tij me Realin, e cila i skadon në vitin tjetër.
Me këtë vendim, Ancelotti duket se u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij si selektor i Brazilit.
Italiani është në krye të Realit prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion triumfoi në Kupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin e klubeve.
Për Ancelottin, kjo është aventura e tij e dytë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa gjatë karrierës ka drejtuar edhe skuadrat si Everton, Napoli, Bayern Munich, PSG, Chelsea, Milan, Juventus e Parma.