Drejtuesit e Chelseat janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ri dhe në listën e tyre kanë përfshirë disa emra të mëdhenj.
ESPN raporton të premten se te Chelsea po e dëshirojnë italianin Carlo Ancelotti, i cili është në krye të Real Madridit.
Ancelotti po shihet si zgjidhja e duhur te Chelsea dhe klubi londinez po shqyrton mundësinë e angazhimit të tij.
Ancelotti ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm, ndërsa më herët ka thënë se synimi i tij është të mbetet sa më gjatë në klubin spanjoll.
Në fakt, Ancelotti ka qenë në krye të Chelseat prej vitit 2009 deri në vitin 2011, duke fituar tre trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Anglisë.
Aktualisht, Frank Lampard është në krye të Chelseat si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.