E ardhmja e Giorgio Chiellinit vazhdon të mbetet në dyshim. Mbrojtësi italian është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe nuk e ka vazhduar ende atë.
Por ardhja e trajnerit Massimiliano Allegri mund të ndryshojë qëndrimin e Chiellinit.
Trajneri Allegri thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të vazhdojnë kontratën me 36-vjeçarin.
Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2005. Këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm