Giorgio Chiellini ka konfirmuar se ai do të qëndronte te Juventusi nëse Italia do të kualifikohej në Kupën e Botës në Katar.
Qendërmbrojtësi 37-vjeçar largohet nga “bardhezinjtë” pas 17 vjetësh, ndërsa do t’i bashkohet skuadrës Los Angeles FC në ligën MLS në SHBA, për aventurën e fundit në karrierë.
Chiellini luajti 117 ndeshje me “azzurrët” në disfatën 3:0 nga Argjentina në “Finalissima”, më herët gjatë kësaj jave.
“Do të vazhdoja sepse doja të provoja ta ndryshoja historinë time me Kupën e Botës, e cila nuk ka qenë asnjëherë e lumtur. Kam provuar fort, por nuk kam arritur ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë Chiellini për “Sportweek” të shtunën.
Chiellini iu bashkua Juventusit në vitin 2005 nga Fiorentina dhe luajti në 561 ndeshje në të gjitha garat me klubin. Shënoi 36 gola dhe dhuroi 25 asistime. I fitoi 19 trofe me “Bianconerët”. Në verën e kaluar e fitoi edhe Kampionatin Evropian me Italinë.