Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini do ta vazhdojë karrierën në MLS

Qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit për ta vazhduar karrierën në SHBA, ka njoftuar “Tuttosport” të hënën.

Bëhet e ditur se Chiellini këtë vendim e ka marrë pas eliminimit të Italisë në plejofin për Botërorin “Katari 2022”.

Ai pritet të shkëpusë kontratën me Juventusin që i skadon vitin tjetër dhe tashmë ka nisur negociatat me ekipet amerikane.

Te Juventusi janë pajtuar me largimin e 37-vjeçarit, i cili është pjesë e klubit prej vitit 2005.

Këtë sezon, Chiellini ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm