Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini mund ta vazhdojë karrierën në ligën MLS

Giorgio Chiellini do ta mbyllë historinë e tij me skuadrën e Juventusit në fund të këtij sezoni.

Ai do të vendosë në ditët e ardhshme nëse do të vazhdojë të luajë për ndonjë klub tjetër apo të pensionohet nga futbolli, ka shkruar gazetari italian, Nicolo Schira, të mërkurën në “Twitter”.

Sipas tij, ka skuadra nga liga MLS që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.

Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2005.