Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chellini do të luajë në MLS

Giorgio Chiellini është lidhur me një kalim në kampionatin e SHBA-së, MLS pasi Juventusi po përgatitet ta rinovojë ekipin për sezonin e ri.

Sipas Sky Sports, në fund të sezonit, Chiellini do të largohet patjetër nga klubi. Këto do të jenë javët e fundit në Torino për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili karrierën do ta vazhdoj në SHBA. Atij nuk i mungojnë ofertat nga ekipet amerikane dhe Chiellini tashmë ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Juventusin që i skadon vitin tjetër.

Por Chiellinit do t’i duhen edhe disa javë për të vlerësuar ofertën më të mirë, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për të vendosur se cili qytet është më i miri për familjen e tij.