Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini arrin marrëveshje me ekipin amerikan

Mbrojtësi Giorgio Chiellini do ta vazhdojë karrierën në kampionatin MLS të SHBA-së. 37-vjeçari mund të konsiderohet si lojtar i skuadrës Los Angeles FC, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje, ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, por thuhet se tek ekipi amerikan po e presin vetëm firmën e Chiellinit për ta prezantuar si përforcim të ri.

Chiellini 37-vjeçar tek Los Angeles FC do të transferohet si lojtar i lirë pasi është larguar nga Juventusi me të përfunduar sezoni 2021/22 në Serie A.

Me fanellën e Juventusit, Chiellini ka regjistruar 561 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 36 gola dhe asistuar 25 herë. Ka fituar 19 trofe, përfshirë nëntë tituj kampioni të Italisë.