Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, edhe zyrtarisht do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Chiellini, të hënën, është prezantuar te skuadra Los Angeles FC, që bën gara në MLS.
Chiellini 37-vjeçar me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në fund të vitit 2023. Në një video të postuar nga LAFC në Twitter shihet Chiellini, ku shkruan “Kapitulli i ardhshëm”.
Chiellini në fund të sezonit 2021/22 u largua nga Juventusi dhe skuadrës amerikane iu bashkua si lojtar i lirë. Ai prej vitit 2004 ka qenë pjesë e Juventusit, ekip me të cilin ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.
Artikuj të ngjashëm