Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini arrin marrëveshje me klubin amerikan

Giorgio Chiellini - Juventus

Giorgio Chiellini do të largohet në fund të edicionit nga Juventusi. Mbrojtësi italian do të shkëpusë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, e cila i skadon në vitin 2023.

Chiellini karrierën do ta vazhdojë në SHBA.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane Los Angeles.

37-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me skuadrën amerikane me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2005 kur u transferua nga Fiorentina.