Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini shkëput kontratën me Juventusin

Giorgio Chiellini është pajtuar ta shkëpusë kontratën me Juventusin në verë për të liruar vend për ndonjë mbrojtës tjetër që klubi synon ta transferojë.

“Tuttosport” ka bërë të ditur të hënën se marrëveshja mes Chiellinit dhe klubit për shkëputjen e kontratës do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji.

Chiellini ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, por 37-vjeçari ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në MLS.

Chiellini ka mbi 400 ndeshje me Juventusin dhe është ikonë e klubit, por lëndimet e shpeshta këtë edicion kanë bërë që ai ta shkëpusë kontratën.

Këtë sezon, Chiellini ka vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.

Artikuj të ngjashëm