Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini pritet që karrierën ta vazhdoj në kampionatin amerikan, MLS. E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Chiellini është i vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit për t’u zhvendosur në SHBA.
Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ka kohë që është në kontakte me disa skuadra amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Chiellinit i skadon kontrata muajin e ardhshëm dhe ai nuk do të vazhdoj bashkëpunimin me Juventusin. Chiellini këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe në total ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2005 dhe ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.