Kampioni i Evropës me Italinë, Giorgio Chiellini, do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kapiteni i “Zonjës së vjetër” të enjten, pas disfatës në Kupën e Italisë nga Interi 4:2 të mërkurën mbrëma.
37-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër edhe për ndonjë vit, ose mund të pensionohet nga futbolli aktiv.
“Ka qenë vit fantastik. Tani është koha e të tjerëve. Kam dhënë gjithçka dhe shpresoj të lë diçka të mirë prapa”, ka thënë mbrojtësi veteran.
Chiellini iu bashkua Juventusit para 18 vjetësh. Gjatë kësaj kohe, ai e ka fituar nëntë herë titullin e kampionit dhe pesë herë të tjera Kupën e Italisë.
Artikuj të ngjashëm