Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini konfirmon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe për një vit kontratën me skuadrën e Juventusit.

Chiellini 36-vjeçar ishte pjesë e Italisë që triumfoi në Kampionatin Evropian që përfundoi në fillim të këtij muaji.

Atij i skadoi kontrata me Juventusin më 30 qershor, por kapiteni ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” edhe për sezonin e ri.

“Unë dua të fitoj ende trofe me fanellën e Juventusin, pasi ende jam i uritur për suksese”, ka thënë Chiellini.

Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2005 dhe deri më tani ka shënuar 535 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 36 gola dhe asistuar 24 herë.

Ai me fanellën e Juventusit, ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A, pesë Kupa dhe po aq Superkupa të Italisë.

Artikuj të ngjashëm