Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Shkëlqeu në “Euro 2020”, Juventusi “blindon” Chiellinin

Pas paraqitjeve të mira që ka bërë me Italinë në “Euro 2020”, Juventusi është bindur për t’i ofruar kontratën e re Giorgio Chiellinit. Kapiteni do të zgjasë bashkëpunimin me kampionët e Italisë pas Evropianit. Dëshirat e përbashkëta mes palëve kanë bërë që Chiellini menjëherë të firmosë kontratën, që tashmë i ka skaduar.

37-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.