Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini i pavendosur

E ardhmja e Giorgio Chiellinit mbetet në dyshim te Juventusi. Sipas mediave italiane, presidenti i klubit Andrea Agnelli do të ketë një takim me lojtarin.

Chiellinit i skadon kontrata me Juventusin në muajin qershor. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” thuhet se do t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare.

Për mbrojtësin 36-vjeçar interesim kanë shprehur skuadra nga SHBA-ja.

Mbrojtësi italian me Juventusin ka fituar nëntë tituj kampion në Serie A.

Ai është pjesë e klubit që nga viti 2005 kur u transferua nga Fiorentina.