Massimilioano Allegri do të qëndrojë në krye të Juventusit deri në fund të edicionit aktual. Në verë, trajneri italian do të largohet nga “Zonja e Vjetër” kanë shkruar të martën mediat italiane.
Allegri ka edhe një vit kontratë me Juventusin, por rezultatet e fundit kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij. Në Itali raportohet se Juventusi nuk do ta shkarkojë Allegrin. Por është trajneri italian që ka kërkuar të lirohet nga detyra pas përfundimit të edicionit.
Nën drejtimin e Allegrit, Juventusi ka fituar shumë trofe. Ai fillimisht punoi nga viti 2014 deri në vitin 2019, ndërsa u kthye të punojë te Juventusi në vitin 2021. Allegri ka drejtuar me sukses edhe skuadrën e Milanit për katër vjet, përkatësisht nga viti 2010 deri në vitin 2014.