Massimiliano Allegri pritet që zejen e trajnerit ta vazhdojë në Premier League apo Arabinë Saudite, pasi tekniku italian tashmë ka marrë oferta zyrtare nga skuadrat e këtyre vendeve. “Tuttosport” shkruan se Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni për një sfidë të re, dhe tashmë është në negociata me disa klube.
Thuhet se ai ka marrë oferta nga Chelsea dhe Manchester Unitedi në Angli, ndërsa në Arabinë Saudite interesim për të, kanë shfaqur Al-Ahli, Al-Ittihad dhe Al-Nassr.
Allegri u rikthye te Juventusi në vitin 2021 dhe me ekipin nga Torino ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai ka të fituar 6 tituj kampioni, 4 kupa dhe tri Superkupa të Italisë.