Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte mund të rikthehet te Juventusi

Massimiliano Allegri dëshiron të largohet nga Juventusi në fund të edicionit aktual.

“Corriere dello Sport” raporton të hënën se zëvendësuesi i Allegrit mund të jetë Antonio Conte. Conte së fundmi ka hapur derën për një rikthim të mundshëm në Torino.

“Ekziston gjithmonë një mundësi për t’u bashkuar. E rëndësishme është që të ketë një kuptim të përbashkët të ideve dhe mendimeve”, ka thënë Conte.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Tottenhamit kaloi tre vjet në Torino si trajner duke fituar tre tituj në Seria A përpara se të larohej papritur në edicionin 2014/2015.

Tekniku italian u largua nga Tottenhami në prill dhe nuk pritet të marrë asnjë skuadër para sezonit 2024/2025.

Artikuj të ngjashëm