Juventusi po e mendon kthimin e Antonio Contes si udhëheqës të skuadrës për edicionin e ri. Kështu kanë shkruar mediumet italiane të enjten.
Por duhet që ta bind teknikun italian, i cili aktualisht është në krye të Napolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte është njëri prej disa kandidatëve për ta drejtuar “zonjën e vjetër”, skuadër te e cila vlerësohet si ikonë për shkak të kaluarës te “bardhezinjtë” edhe si futbollist, por edhe si trajner.
55-vjeçari ende ka shtëpi në Torino dhe do ta dëshironte kthimin te Juventusi po ashtu.
Conte ishte trajner i Juventusit prej vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe i fitoi tre tituj rresht të Serie A.