Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Allegri mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Massimiliano Allegri mund të përfundojë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Skuadra Al Hilal po e synon afrimin e trajnerit të Juventusit, ndërsa mediat italiane të shtunën kanë raportuar për një ofertë joshëse për të.

“Rai Sport” ishte e para që raportoi për takimin e përfaqësuesve të Allegrit dhe Al Hilalit në Monte Carlo në ditët e fundit.

Allegrit i është ofruar kontratë trevjeçare me 30 milionë euro në total, plus 10 të tjera bonuse.

Më herët gjatë këtij muaji, “La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Allegri e ka refuzuar ofertën nga Al Hilal, pasi të ardhmen e sheh te “Zonja e vjetër”.