Përfaqësuesja e Kosovës U21 dje kishte shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Turqisë U21 në kualifikimet për Evropian.
Dardanët e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi, e kanë mposhtur Turqinë të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në praninë e rreth 8 mijë shikuesve, me rezultat prej 3 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore Kosova njëherësh mori kreun e Grupit 3 me gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.
Golat për Kosovën i shënuan në këtë përballje Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku e Lirim Kastrati, derisa për ekipin mysafir shënoi Halil Dervisoglu.
Më poshtë mund të shikoni golat dhe rastet e fitores së djeshme të Kosovës.