Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll po pëson 2:0 nga Turqia U-21 në ndeshjen që po luhet në Samsun.
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit, që është i fundit në kualifikimet për “Euro 2021”.
Kosova ka pasur kampanjë të pasuksesshme, që tashmë po pritet të mbyllet me humbje. Halil Dervishoglu shënoi për 1:0 në minutën e 21-të, ndërsa Guven Yalçin shënoi nga penalltia në minutën e 32-të për rezultatin 2:0 në të mirë të Turqisë U-21. Leonat Vitija u përjashtua me të kuq në minutën e 31-të. Ai shkaktoi penalltinë ndërsa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.