Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Dardanët” e rinj e mposhtin Moldavinë

Kosova U21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultatin 2:1 në ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën pasdite në Belek të Turqisë.

“Dardanët” e rinj kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Medin Gashi në minutën e shtatë.

Moldavia shifrat i barazoi në minutën e 46-të.

Golin e fitores për Kosovën U21 e realizoi Kevin Krasniqi në minutën e 65-të.

Për Kosovën U21 kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar këtë muaj.

Edhe “Dardanët” e rinj mposhten nga Turqia Futboll “Dardanët” e rinj mposhten nga Turqia

Në miqësoren e parë, Kosova U21 u mposht nga Turqia me rezultatin 2:1.

Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.