Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raphinha udhëheq Barcelonën drejt ndeshjeve të vështira

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, më në fund e ka gjetur formën më të mirë.

Po e ndihmon skuadrën nga Katalunja të marrë rezultate pozitive pas lëndimit të Ousmane Dembeles.

Raphinha pritet të jetë vendimtar edhe të dielën prej orën 21:00 kur Barça luan në udhëtimin e vështirë te Villarreali, në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas.

Raphinha u transferua nga Leeds Unitedi në verën e vitit të kaluar për rreth 55 milionë euro.

26-vjeçari realizoi gol në fitoren 2:1 ndaj Real Betisit më 1 shkurt dhe më pas në fitoren 3:0 ndaj Sevillas, të dielën.

Barcelona tani prin në tabelë me 53 pikë, tetë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Mbetet të shihet nëse trajneri Xavi Hernandez do ta aktivizojë si titullar Raphinhan, pasi të enjten skuadra “blaugrana” zhvillon ndeshjen e parë të fazës nokaut në Ligën e Evropës kundër Manchester Unitedit.

Fitorja do të mundësonte që Barcelona të kishte 11 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Real Madridi, që nuk do të luajë këtë javë për shkak të angazhimit në Kupën e Botës për Klube.

Villarreali është këndellur sa u takon rezultateve, pas ardhjes së ish-trajnerit të Barcelonës, Quique Setien.

Megjithatë, në xhiron e kaluar pësoi disfatë 3:1 nga skuadra e pjesës së poshtme të tabelës, Elche. Ishte fitorja e parë e Elches këtë sezon.

Villarreali është në pozitën e gjashtë, me katër pikë më pak se skuadra e vendit të katërt, Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm