Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Raphinha e Yamali, vendimtar në sezonin e Barcelonës

Raphinha - Yamal

Raphinha është në prag të mbylljes së edicionit më të mirë me Barcelonën – me fitimin e titullit në La Liga.

Lamine Yamal e ka marrë thuajse gjithë vëmendjen, por Raphinha ka qenë po aq i rëndësishëm në rrugëtimin për titull.

28-vjeçari Raphinha i shënoi pesë nga 16 golat e Barcelonës në katër “El Clasicot” e zhvilluara që u fituan ndaj Real Madridit në këtë edicion.

Paraqitjet e tij ndihmuan që Barcelona ta fitojë Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, kur shënoi dy herë në fitoren 5:2 në finale ndaj Real Madridit.

Raphinha ka 34 gola për Barcelonën, ndërsa në dy edicionet e fundit para se t’i bashkohej klubit nga Katalunja, i pati nga 10 gola.

Është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit prapa Robert Leëandoëskit, që ka shënuar 40 gola gjithsej.

Edhe Raphinha lavdëron djaloshin me “këmbë të arta” Futboll Raphinha lavdëron djaloshin me “këmbë të arta”

Ai ka kontribuuar edhe me 22 asistime në 52 paraqitje.

23 asistime i kishte në dy edicionet e kaluara së bashku, sa ishte pjesë e Leeds Unitedit.

Vetëm Yamal ka më shumë asistime sesa Raphinha në ligën spanjolle. Yamal i ka 12 asistime, ndërsa nëntë i ka braziliani.