Diant Ramaj e ka vazhduar deri në vitin 2027 kontratën me Eintracht Frankfurtin. Portieri i dytë i klubit të Bundesligës gjermane u transferua verën e vitit të kaluar nga Heidenheimi 1864.
Ai pati nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, por klubi gjerman ia ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027. Portieri 20-vjeçar debutoi në Bundesligë në vitin e tij të parë nën drejtimin e Jan Zimmermannit.
Ai luajti në barazimin kundër Augsburgut më 16 janar. Paraqitje e tij u pat vlerësuar pozitive. Ramaj është pjesë e Përfaqësueses U20 të Gjermanisë. Ka luajtur tri ndeshje.