Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramaj mund të huazohet te Stuttgarti

Diant Ramaj

Portieri i parë i Stuttgartit, Dennis Siemen, do të jetë jashtë fushave deri në fund të shtatorit për shkak të lëndimit. 

Te Stuttgarti po shohin mundësinë e huazimit të një portieri me përvojë, ndërsa në opsion është edhe Diant Ramaj.

“Diant Ramaj mund të jetë një kandidat. 24-vjeçari është nga Stuttgarti dhe aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmundin. Sezonin e kaluar, Ramaj ishte i huazuar te Heidenheimi. Meqenëse nuk ka gjasa që ai të zëvendësojë Gregor Kobelin te Dortmund së shpejti, një huazim te Stuttgarti do të ishte sigurisht tërheqës për lojtarin, duke i ofruar atij një shans për të luajtur, përfshirë edhe në Ligën e Kampionëve”, shkruan “sportsschau.de”.

Ramaj nuk bën pjesë në planet e Borussia Dortmundit dhe pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar.