Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramaj huazohet te Copenhageni

Diant Ramaj

Portieri Diant Ramaj është kthyer te Copenhageni në Danimarkë.

Ramaj të hënën u huazua nga Borussia Dortmundi te Copenhageni për edicionin 2026/2027.

Klubi danez e ka opsionin për ta blerë nga Dortmundi kartonin e Ramajt.

24-vjeçari ishte te Copenhageni në pranverë të vitit 2025. E mbajti portën të paprekur në dhjetë prej 19 ndeshjeve. 

Edicionin e kaluar ishte i huazuar te Heidenhemi në Bundesligë.

Edhe E ardhmja e Ramajt te Dortmundi varet nga Kobel Futboll E ardhmja e Ramajt te Dortmundi varet nga Kobel

Dortmundi nuk ka llogaritur në Ramajn për edicionin e ri dhe e ka huazuar sërish. 

Copenhageni është prej klubeve më të mëdha daneze.