Portieri i Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, mund të kthehet te Copenhageni, ku ishte huazuar për gjashtë muajt e fundit të edicionit 2024/2025.
Sipas portalit danez “Bold”, Copenhageni është në bisedime me Dortmundin për një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje.
24-vjeçari po ashtu është i eutur të kthehet në klubin e kryeqytetit danez.
Ramaj mund t’i bashkohet Copenhagenit si zëvendësues i Dominik Kotarskit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.
Ramaj, nuk u përfshi në ekipin e Dortmundit për përgatitjet në Azi, pasi nuk është në planet e klubit për edicionin 2026/2027.
Kontrata e Ramajt me Dortmundin është e vlefshme deri në vitin 2029.
Edhe
Ramaj pritet të largohet nga Dortmundi pa luajtur asnjë ndeshje
Dortmundi e bleu nga Ajaxi në vitin 2025. Por për Dortmundin nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Ramaj së fundi ishte huazuar te Heidenheimi pas periudhës së huazimit të parë nga Dortmundi te Copenhageni.