Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kobel i pari, Meyer i dyti – Diant Ramaj duhet të largohet nga Dortmundi

Diant Ramaj

Diant Ramaj duket se nuk ka të ardhme te Borussia Dortmundi. Klubi i madh gjerman ka vendosur që edhe në edicionin e ri Gregor Kobel të jetë portieri i parë dhe 35-vjeçari Alexander Meyer portier i dytë. Kështu Ramaj, që edicionin e kaluar ishte i huazuar te Heidenheimi, do të jetë vetëm zgjedhja e treta për portën e Dortmundit.

Por 24-vjeçari kërkon të transferohet, kanë shkruar mediumet gjermane.

Ramaj është kthyer te Dortmundi para disa javësh. Më herët ishte i huazuar te Copenhageni.
Dortmundi e kishte transferuar për pesë milionë euro nga Ajaxi në fillim të vitit 2025.

Por paraqitjet në Danimarkë dhe në klubin e larguar nga Bundesliga nuk kanë bindur drejtuesit e Dortmundit.

Ramaj ka kontratë deri në vitin 2029 dhe tashmë po kërkon klub të ri. Dortmundi është i hapur për transferimin e tij diku tjetër.

Edhe Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi Futboll 1 j. më parë Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

“Bild” ka shkruar se nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për portierin, ndonëse bisedime po zhvillohen.
Ramaj kishte refuzuar mundësinë e paraqitjes për Kosovën, duke thënë disa herë se është duke e pritur Gjermaninë.

Por pozita e portierit të Gjermanisë aktualisht duket shumë larg për Diant Ramajn.