Portieri Diant Ramaj, dëshiron të bëhet portier i Gjermanisë. Dëshirën për të përfaqësuar Gjermaninë e jo Kosovën, Ramaj e ka përsëritur gjatë një interviste dhënë për mediumin gjerman “SËR”.
Së fundi ka pasur raportime se Ramaj do të bashkohet me “Dardanët”. Por 24-vjeçari shumë herë ka përsëritur se dëshiron të paraqitet për Gjermaninë. Ai është pjesë e Borussia Dortmundit, i huazuar te Heidenheimi, skuadra tjetër e Bundesligës.
“Një qëllim i qartë për mua është të luaj mjaftueshëm mirë për të luajtur ndërkombëtarisht dhe pastaj përfundimisht të hyj në ekipin kombëtar - ekipin kombëtar gjerman”, ka thënë Ramaj.
Te Kosova portier i parë është Aro Muriq. I dyti Amir Shaipi, kurse i treti Visar Bekaj.
Kosova në mars do të paraqitet në plejof për kualifikim në Botërorin 2026. Në gjysmëfinale të plejofit do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.
-
Ramaj e pret Gjermaninë, por Gjermania është shumë larg tij
-
Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën – “Nuk është çështje për të”
-
Diant Ramaj e përsërit dëshirën që të bëhet pjesë e Gjermanisë
-
BILD shkruan për mundësitë e Ramajt te Gjermania, përmendet Kosova
-
Portieri Diant Ramaj pritet të kthehet te Copenhageni