Atleti mitrovicas Muhamet Ramadani është shpallur sportisti më i mirë i ri nga Grupi KOHA.
Ramadani ka fituar këtë vit titullin e Evropës për të rinj.
Ramadani u shpreh mirënjohës për çmimin.
“Falënderoj KOHËN për çmimin e po ashtu edhe federatën. Jam i lumtur për epitetin e me të mirit. Për këtë çmim ka vlerë të madhe babai im që më ka përcjellë gjatë tërë karrierës. Shpresoj ta bëj krenar edhe me suksese tjera”.
Artikuj të ngjashëm