Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani, ka konfirmuar potencialin që ka në hedhje të gjyles edhe gjatë vitit 2020. Ai ka fituar dy medalje të arta në kampionatet ballkanike në grupmoshën U-20.
Më 9 shkurt fitoi medaljen e parë të artë në Ballkanikun në palestër, ndërsa në Ballkanikun në ambient të hapur i pari ishte në muajin shtator.
Ramadani po vazhdon punën për suksese të tjera në të ardhmen.
Ai për herë të dytë rresht fiton çmimin Sportisti më i mirë i ri i vitit, të cilin e ndan Grupi KOHA.
Konkurrenca për çmimin Sportisti më i mirë i ri i vitit ishte e fortë, me të gjithë fitues të medaljeve ndërkombëtare. Por, juria ka vendosur për Ramadanin.
“Faleminderit Grupit KOHA për çmimin. Viti 2020 ishte një vit solid marrë parasysh pandeminë. Në vitin 2020 i fitova dy medalje të arta, në dy Kampionate Ballkanike. Tash shpresojmë që në vitin 2021 të kemi suksese edhe më të mëdha”, ka thënë Ramadani.
-
Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve, grupmosha U23
-
Medalje e bronztë për Ramadanin në Evropianin U23
-
Pasi kaloi kufirin e 19 metrave, Ramadani i bindur për suksese të reja
-
Ramadani me rekord të ri, i dyti në Kampionatin Mesdhetar U23
-
Ramadani sportisti më i mirë i ri i vitit