Mesfushori i Gjilanit, Arbnor Ramadani e ka fituar epitetin e “Yllit të Javës”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën. Ai këtë çmim e ka fituar për xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës pas paraqitjeve të mira që tregoi për Gjilanin.
Gjilani në kuadër të kësaj xhiroje, triumfoi 2:0 në udhëtim te Malisheva kurse Ramadani asistoi në dy golat e shënuar nga bashkëlojtarët e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u vlerësuar për paraqitjen e mirë në mesfushë, ndërsa për Ramadanin kjo është hera e dytë që nderohet me këtë çmim.
“Për këtë çmim meritë kanë edhe bashkëlojtarët, të cilët i falënderoj për punën dhe përkushtimin e madh në ndeshjen kundër Malishevës. Tani Gjilani është këndellur dhe jemi në rrugën e duhur për të siguruar daljen në garat evropiane”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.