Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani: Do mundohemi të shënojmë të parët dhe t’ia shuajmë ambiciet e kundërshtarit

Zekirija Ramadani

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka cilësuar të vështirë përballjen ndaj Connah’s.

Por, ai shpreson në kualifikim tutje. Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë javën e shkuar me rezultatin e thellë 4:1. Ndeshjen kthyese ndaj Connah’s do ta luaj të enjten nga ora 20:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, shkaku i fushës dhe udhëtimit, por gjithsesi kemi rezultat pozitiv dhe duhet ta menaxhojmë ndeshjen ashtu siç na konvenon neve. Do mundohemi të shënojmë të parët që t’i shuajmë ambiciet e kundërshtarit. Shpresoj me angazhimin e futbollistëve të arrijmë deri te kualifikimi”, ka thënë Ramadani për KOHËN.